Një ditë pasi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në parlament ligjin për masat shtesë për sigurinë publike, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi sot se do të rishqyrtojë ligjin nëse është e nevojshme.
Nga Lezha Tahiri tha se akoma nuk i ka parë problemet që ka ngritur presidenti por tha se nëse do të jetë e nevojshme do të bëhen ndryshime. Ai e konsideroi këtë ligj mjaft të rëndësishëm për sigurinë publike.



