Sherr mes të rinjve në Mat, dhunojnë edhe policët që hynë për t’i ndarë

Sherr mes të rinjve në Mat, dhunojnë edhe policët që hynë për t’i ndarë

Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasit:

Seldio Ballazhi, 31 vjeç

Vilson Ballazhi, 21 vjeç

Adrian Kurti, 22 vjeç, të gjithë banues në fshatin Gurrë e Madhe-Klos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në qytetin e Klosit shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njër- tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me disa persona të tjerë, dhe kur kanë ndërhyrë shërbimet e policisë për të parandaluar konfliktin e mëtejshmëm, shtetasit e arrestuar kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Klos.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy