Facebook-u ndan 3 milionë dollarë për gazetarët në Evropë. Fondi Mbështetës Covid-19 për Gazetarinë Evropiane, u njoftua sot nga Projekti i Gazetarisë në Facebook së bashku me Qendrën Evropiane të Gazetarisë.
Fondi është i paracaktuar për botues të vegjël e të mesëm dhe gazetarë në vështirësi, në vendet më të prekura nga epidemia, për t'i ndihmuar në aktivitetin e tyre dhe në furnizimin me lajme mbi Covid-19 të komuniteteve lokale .
Qendra do të vendosë se kujt do t’ia ndajë burimet, të cilat mund të përdoren, ndër të tjera, për gazetat e koronavirusit si dhe për punësimin e gazetarëve të pavarur etj.
"Gazetat lokale po përballen me betejën për mbijetesë. Pa mbështetje, ato nuk do të jenë më në gjendje të informojnë qytetarët dhe të luftojnë keqinformimin", thotë drejtori i Qendrës Adam Thomas.
Nisma është pjesë e fondit për gazetarinë prej 100 milionë dollarësh të njoftuar nga Facebook-u në fund të marsit.



