“Krim, të ndiqet penalisht!”, Kikia: Qeveria t’u shtypë kokën atyre spekulojnë me çmimet (VIDEO)

“Krim, të ndiqet penalisht!”, Kikia: Qeveria t’u shtypë kokën atyre spekulojnë me çmimet (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN se spekulimet me çmimet e ushqimeve janë krime që duhen trajtuar si vepra penale në Shqipëri. Kikia tha se qeveria nuk duhet të përhapë panik pasi populli rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

Lajmi i mirë është që Autoriteti i Konkurrencës nis një hetim. Në kohë krizash të gjithë vrapojnë të spekulojnë. Ka një rritje që lidhet me çmimin e karburantit, dhe këtu s’i shpëton dot, por kërcimi që i është bërë një produkti padyshim ka dozën e abuzimit. Mendoj që spekulimi në të tilla kohë është krim i pastër, nuk duhet mbetur në kuadër gjobash, por duhet të shkohet në ndjekje penale. Çmimi i karburantëve në darkë u ngrys me 200 dhe në mëngjes u gdhi me 250, kishte marrëveshje për rritjen e çmimit. Edhe për këtë produkt (vajin) do të thotë që ka një marrëveshje. Autoriteti i Konkurrencës të veprojë në mënyrë agresive sepse tregu del jashtë kontrollit. Sepse qytetarët do vrapojnë të blejnë, në panik, kaos. Në raste krizash qeveria mban me optimizëm shoqërinë. Detyra e qeverisë është të ulë panikun. Nëse populli futet në panik del jashtë kontrollit. Detyra e qeverisë është t’i shtyp kokën gjithëkujt që nxit panik përmes rritjes fiktive të çmimeve”.

Ai komentoi edhe propozimin për “ditën pa makina” duke u shprehur se s’mund të fiket e gjithë ekonomia, ndërsa shtoi se Shqipëria ka standard të ulët në transportin publik, i cili nuk është alternativë për drejtuesit e mjeteve.

Tingëllon si ftesë thjesht ekologjike. Do ishte mirë të kishte një ditë pa makina, por të bëhej në bazë të vullnetit të qytetarëve. Por ka një perceptim të gabuar për impaktin e çmimit të karburantit dhe të gjithë flasin për makinën që ne përdorim. Por me karburant lëvizin edhe autobusët, edhe traktorët, edhe kamionët që transportojnë mallra. Lëviz e tërë makineria e ekonomisë, ndaj çmimet e karburantëve impaktojnë në tërë ekonominë. Nëse do bëjmë një ditë pa makina, mirë do ishte, por s’mund të fiket e gjithë ekonomia, se s’do kishte asnjë lloj efekti. Nuk mund të ndikojë në zbutjen e krizës. Do ishte ideale që të kishim transport publik me standarde, unë i pari s’do e përdorja automjetin. Është kosto karburanti, stres për parkimin. Në standardin që e kemi ne transportin publik të imponohet përdorimi i makinës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy