Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite në Riad, Princin Faisal bin Farhan, tha se Irani është burimi kryesor i destabilitetit në rajon.
Sipas Blinken, ngjarjet e muajve të fundit kanë treguar se ka dy rrugë të mundshme përpara.
Njëra është ndarja, shkatërrimi, dhuna dhe pasiguria e përhershme.
Takimet si ky i sotmi kanë treguar se ka shumë më tepër kombe në rajon të interesuar për rrugën e dytë, atë të integrimit, sigurisë dhe paqes .
Po ashtu, Blinken tha se Hamasi duhet të marrë sa më shpejt një vendim për një propozim armëpushimi shumë bujar nga ana e Izraeilit.
Shpresoj që ata të marrin vendimin e duhur, mund të kemi një ndryshim thelbësor në dinamikë.



