Kundërpërgjigjja e Kinës/ Mbyllet konsullata amerikane në Chengdo (VIDEO)

Kundërpërgjigjja e Kinës/ Mbyllet konsullata amerikane në Chengdo (VIDEO)

Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-ve duke urdhëruar mbylljen e konsullatës së saj në Chengdu. Siç raporton BBC-ja, stafi diplomatik amerikan është larguar nga Konsullata Amerikane në Chengdu, pasi ka skaduar afati përfundimtar prej 72 orësh që kishin dhënë autoritetet kineze.

Vendimi i Kinës erdhi pasi SHBA mbylli konsullatën Kineze në Huston, Teksas.

Konsullata ka qenë në qendër të marrëdhënieve tona me njerëzit në perëndim të Kinës, përfshirë ata në Tibet, për 35 vjet. Ne jemi të zhgënjyer me vendimin e Partisë Komuniste të Kinës dhe do të përpiqemi ta vazhdojmë kontaktin me njerëzit në këtë rajon të rëndësishëm nëpërmjet posteve tona tjera në Kinë”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Pas mbylljes së konsullatës amerikane, shumë qytetarë kinezë u mblodhën jashtë objektit duke bërë foto ndërsa mbanin në duar flamujt kinezë.

Pekini urdhëroi mbylljen e konsullatës pasi Konsullata e Kinës në Houston u mbyll nga SHBA, me akuzën se kishte shërbyer si qendër spiunazhi.

Përveç luftës tregtare, marrëdhëniet mes dy vendeve i ka tensionuar edhe pandemia e Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy