Bylykbashki: Muka kandidatura më e mirë e opozitës, u zgjodh nga qytetarët

Bylykbashki: Muka kandidatura më e mirë e opozitës, u zgjodh nga qytetarët

Deputeti Oerd Bylykbashki në një lidhje skype për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se kandidati për kryetar bashkie në Durrës nga radhën e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka, është kandidatura më e mirë që PD dhe opozita ka pasur ndonjëherë pasi është zgjedhur nga primaret.

“Muka është një kandidat që PD e nxori me votën e saj dhe diçka që është i pa ekuivok kur miratoi statutin e ri më 11 dhjetor. Një nga elementët e rëndësishme për të demokratizuar partinë ishte reforma e primareve. Muka është zgjedhur nga vota e qytetarëve.

Durrsakët duke qenë të zgjuar e tregojnë me votë. Ne kemi patur një humbje me 13 mijë vota kur ishte zgjedhja e Bashës, kurse Muka është zgjedhje e qytetarëve. Muka është kandidatura më e mirë që PD dhe opozita ka.", u shpreh Bylykbashi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy