“Trajtimet kozmetike që më dhanë pamjen e një përbindëshi” (FOTO)

“Trajtimet kozmetike që më dhanë pamjen e një përbindëshi” (FOTO)

Carol Bryan donte thjesht të përmirësonte pamjen, por nuk e dinte që nga trajtimet kozmetike një ditë do t’i rrezikohej jeta. Për shkak të fillersave kozmetikë, ajo sot nuk shikon nga njëri sy.

Një dekadë pasi iu nënshtrua procedurës së parë, gruaja nga Florida,  po bën një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e këtyre trajtimeve.

Bryan ka bërë injeksione botoksi që në fund të të 30-ave. në vitin 2009, kur ishte 49 vjeçe, ajo vendosi të provonte fillersat për ballin dhe mollëzat.

Dy lloje substancash, njëra prej të cilave silicon, u injektuan në fytyrën e saj. Menjëherë më pas, ajo pa efektet e para: skuqje dhe enjtje.

Tre muaj më vonë, ajo nuk mund ta njihte veten në pasqyrë. Kjo shkaktoi izolimin e saj dhe tentativën për vetëvrasje.

Pasi iu nënshtrua një procedure korrektuese, mjekëve iu deshën 17 orë punë dhe lëkurë e marrë nga pjesa e shpinës për t’i dhënë asaj pamjen e një njeriu normal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy