Rama: Ballkani Perëndimor s’ka qenë kurrë në pozicion luftarak. Dialogu Serbi-Kosovë i ngadalshëm, por po bën përparim

Rama: Ballkani Perëndimor s’ka qenë kurrë në pozicion luftarak. Dialogu Serbi-Kosovë i ngadalshëm, por po bën përparim

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median malazeze, ku ka folur për Ballkanin Perëndimor, e ndërsa ka komentuar edhe situatën që vjen prej luftës nw Ukrainw.

Për ‘A Plus TV’, Rama është shprehur se Ballkani perëndimor ka një pozicion në arenën ndërkombëtare më të vlerësuar, duke theksuar se po punohet shumë fortë që ky rajon të mos jetë një vatër konfliktesh.

Nuk do të jetë kurrë e lehtë dhe nuk pres që të bëhet më e lehtë. Mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se do të bëhet më e vështirë, sepse gjërat po ndërlikohen gjithnjë e më shumë në çdo front... Duhet të punojmë me zell, të përpiqemi të punojmë edhe më shumë, të mos humbasim besimin, jo për të vazhduar prej nga erdhëm. Ballkani, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozicion luftarak.

Rama foli edhe për problemin e Kosovës, marrëveshjen e propozuar franko-gjermane mes Beogradit dhe Prishtinës si edhe marrëdhënien e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, po ecën, ngadalë, por po bën përparim.

E ndoqa deklaratën e fundit të presidentit Vuçiç nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por tregoi respekt. Ka edhe shumë sulme mes Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës, të cilat ndonjëherë janë edhe më të rënda. Është gjithmonë më mirë të bisedoni me njerëzit, të përpiqeni të kuptoni arsyet, të paraqisni argumentet tuaja. Presidenti Vuçiç dhe unë kemi gjithmonë qëndrime shumë të forta, pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës, të cilën ai e quan Kosovë dhe Metohi. Për mua është shteti i lirë, demokratik, sovran i Kosovës. Mirëpo, nëse situata është e tillë për momentin, mendoj se ndërkohë gjërat, po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por ata po lëvizin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy