Ramabaja: Qëndrimi i Ramës, asnjanës, nuk i takon pozicioni i ndërmjetësuesit. Veriu i Kosovës interes jetik për kombin (VIDEO)

Ramabaja: Qëndrimi i Ramës, asnjanës, nuk i takon pozicioni i ndërmjetësuesit. Veriu i Kosovës interes jetik për kombin (VIDEO)

Analisti dhe drejtori i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, Sadri Ramabaja, teksa analizoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, përkitazi me situatën tensionuese në veri të Kosovës, u shpreh në “MCN live” se Kosovës nuk i duhet një qëndrim asnjanës i kryeministrit shqiptar dhe kësisoj as pozicioni ndërmjetësues i tij.

Vuçiç është peng i nacionalizmit dhe shovinizmit, ndërkaq aktualisht është peng i krimit, kishës dhe i ushtrisë që ka trinomi që udhëheq realisht Serbinë, shto këtu presionin qe ka nga Rusia.

Qëndrimi i Edi Ramës, sikur të ishte kryeministër i Malajzisë e jo i Shqipërisë në raport me Kosovën, një qëndrim asnjanës më nuk shkon.

Ai duhet të pozicionohet si burrështetasit, nuk i takon pozicioni i ndërmjetësuesit Edi Ramës, ai duhet të pozicionohet qartë por Republikës së Kosovës, sepse veriu i Kosovës, nuk është interes jetik vetëm për Kosovën, por është interes jetik për kombin.

Për Ramabajën, nëse faktori ndërkombëtare nuk e kushtëzonVucic për respektimin e marrëveshjes së Brukselit, vendi rrezikon drejt një lufte të re të mundshme.

Nëse faktori ndërkombëtar nuk ia bë të qartë, Vucicit duhet ti bëhet e qartë se marrëveshjes e Brukselit e arritur me 27 shkurt dhe aneksi i 18 marsit duhet të respektohet në përpikmëri. Nëse nuk i bëhet e qartë, kam dronë që mund të shkojmë drejt një lufte të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy