Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, 5 të shoqëruar, në kërkim djali i ortakut të tij (VIDEO)

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, 5 të shoqëruar, në kërkim djali i ortakut të tij (VIDEO)

Mësohen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, në fshatin Salari të Tepelenës.

Gazetarja Jonida Qirko raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se në vendngjarje janë gjetur dy makina të braktisura, ajo e viktimës dhe një tjetër.

Sipas saj, 44-vjeçari është gjetur i larë në gjak në anë të rrugës, ndërkohë që dyshohet për një konflikt çasti, por nuk përjashtohet as edhe ndonjë armiqësi e vjetër.

44-vjeçari shoqërohej nga ortaku i tij dhe djali i këtij të fundit të cilët i kanë ardhur në ndihmë, në momentet e para, siç kanë deklaruar në polici, por plaga ka qenë e madhe dhe kjo ka bërë që të ndërrojë jetë. 

Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Tiranë për një ekspertizë më të detajuar mjeko-ligjore. 

Janë shoqëruar pesë persona, mes tyre dhe ortaku, por është shpallur në kërkim djali i ortakut i cili rezulton të jetë larguar nga vendngjarja. 

44-vjeçari ishte i njohur në zonë, vinte shpesh pasi praktikonte gjuetinë. 

Nuk përjashtohet as mundësia e konflikteve me banorë të zonës, por nuk përjashtohet as një ngjarje aksidentale. 

Plumbi që ka prekur biznesmenin italian ka qenë në kofshë. Ortaku në fillim ka thënë se është bërë pritë. 

44-vjeçari dhe shokët e tij e shfrytëzonin këtë zonë kryesisht për gjueti. 

Ka pasur edhe ankesa nga banorët e zonës së Laprakës, ku ndodhet fabrika dhe kjo pistë po hetohet gjithashtu.

 Arma e krimit është gjetur dhe po i nënshtrohet verifikimeve të rastit. As automjeti i viktimës dhe as makina tjetër, nuk ka pasur asnjë shenjë plumbi. 

Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet, në zonën e Laprakës. 

Gazmend Braçe është personi i dyshuar që po kërkohet nga policia si autor i vrasjes, i cili rezulton person me precedentë penalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy