
Kina u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përmbahen nga ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit, duke shprehur kundërshtim të fortë ndaj vizitave zyrtare amerikane që priten në ishull pasi Uashingtoni konfirmoi dërgimin e një delegacioni pas votimit të së shtunës.
Uashingtoni duhet të përmbahet nga ndërhyrja në çdo formë në zgjedhjet në rajonin e Tajvanit, për të shmangur dëmtimin serioz në marrëdhëniet kino-amerikane.
Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, duke përsëritur se Pekini kundërshton me vendosmëri çdo formë zyrtare të shkëmbimit SHBA-Tajvan.



