Vasili: Rama bën tallava dëgjesash, por në Trieste mori notën zero

Vasili: Rama bën tallava dëgjesash, por në Trieste mori notën zero

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kryeministri Edi Rama e mori notën zero në Samitin e Triestes.

Sipas tij, kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokakët pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.

Rama, ky kryeministër kryeparazit.

Kryeministri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.

Për shkak të kryeministrit kryeparazit Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste.

Ky kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokakët pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.

Ky vetë flet e vetë dëgjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë.

Kush merr zero duhet të iki, duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të certifikuar se ia vuri gjithë Evropa në Trieste, po presim…

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy