Një 22-vjeçar, ushtar profesionist i Komandës së Forcave Tokësore në Zallherr u vu në pranga sot për shpërndarje të drogave të forta. Ai u arrestua sot nga komisariati numër 6, ndërsa në shtëpi iu gjet edhe një sasi kokaine dhe kanabisi.
Kasaj nga Memaliaj, ishte ushtar profesionist pranë Komandës së Forcave Tokësore në Zallherr dhe kjo punë e ka ndihmuar edhe në ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm pasi sipas policisë, kur ndalohej për kontroll nxirrte dokumentin e punës për të shpëtuar.
Kasaj ka disa profile në rrjetet sociale dhe nuk mungojnë fotot e shumta nga jeta e përditshme. Në një prej tyre 22-vjeçari shfaqet në një aktivitet partiak në tubimin e Partisë Socialiste, çka për Forcat e Armatosura është e ndaluar.



