
Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik njoftoi nisjen nga kjo e hënë të takimeve për rinovimin e mjeteve të identifikimit, pasaporta dhe ID. Konsullata njoftoi qytetarët e interesuar se për shkak të kufizimeve të deritanishme nga pandemia COVID-19, tashmë të gjithë ata që kanë aplikuar për mjete identifikimi mund të shkojnë t’i tërheqin në bazë të orareve të paracaktuara.
Konsullata kërkon nga qytetarët zbatimin e masave dhe kufizimeve që janë në fuqi në shtetin grek. Nga qytetarët kërkohet ruajtja e distancës, vënia e masave dhe dorezave, marrja e lejes për lëvizje, dhe të bëjnë aplikimin online dhe pagesën për pasaportë ose ID.
Për të përballuar takimet e prapambetura, por edhe takimet e reja, të krijuara për shkak të COVID-19, orari i punës deri në fund të qershorit do të jetë nga e hëna në të premte 8:00-18:00 dhe fundjavave 9:00-16:00 dhe 9:.00-14:00.



