Covid në Maqedoninë e Veriut, Arsllani: Paketë e re masash për të përballuar gjendjen serioze (VIDEO)

Covid në Maqedoninë e Veriut, Arsllani: Paketë e re masash për të përballuar gjendjen serioze (VIDEO)

Në Maqedoninë e Veriut, rritja e rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve ka çuar drejt hartimit të një pakete të re masash, e cila pritet të kalojë për diskutim në Parlament. Në një intervistë në studion e TvT, mjeku Armend Arsllani tha se masat e reja pritet të ulin numrin e rasteve të reja.

Duke parë trendin, ekspertët propozuan një paketë masash. Pritet që ato të ulin numrin e të infektuarve. Hapi tjetër është kufizimi në lëvizje. Masat që duhet të kalojnë sot në seancë janë kufizimi i transportit publik dhe reduktimi i punonjësve të administratës përgjatë orarit, të punojnë me turne ose online nga shtëpia. Këto masa, në kombinim me paketën e masave që do të diskutohet në Parlament, përfshin mbajtjen e detyrueshme të maskës jashtë, kufizimin e grumbullimit të shumë personave në të njëjtin vend etj”, tha ai.

Arsllani tha se situata është serioze, por autoritetet shëndetësore i kanë marrë masat për përballimin e saj.  

Situata është serioze në RMV. Është diçka që edhe pritej dhe po ndodh kudo në Europë e rajon. Sa i përket kapaciteteve spitalore, ato po mbushen. Spitali modular është plotësisht i përgatitur po fatmirësisht nuk ka ende pacientë. Personeli mjekësor funksionon në bazë të sistemit të rotacionit. Po merren masa që dimensionohen”, tha ai.

Sa u përket rasteve të reja, Arsllani tha se të prekurit janë kryesisht moshat e reja dhe mesatare, gjë që reflekton ekspozimin në mjedise ku nuk janë respektuar masat.  

“Në aspektin epidemiologjik ka rrittje të rasteve. Si përqindje janë grupmoshat 30, 40 dhe 50-vjecarë. Anketat epidemiologjike tregojnë se të infektuarit janë mes moshës 20-39 vjeçare, që kanë marrë pjesë në evente ku nuk janë respektuar masat. Fakt është se virusi përhapet nga mosrespektimi i masave”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy