Ministri i qeverisë Kurti 2, Liburn Aliu, me aktakuzë për keqpërdorim detyre

Ministri i qeverisë Kurti 2, Liburn Aliu, me aktakuzë për keqpërdorim detyre

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në qeverinë e sapoformuar Kurti 2, i cili këtë detyrë zyrtarisht ka filluar ta ushtrojë që nga sot, rezulton se është i akuzuar për keqpërdorim i detyrës zyrtare, raportojnë mediat në Kosovë.

Kjo aktakuzë e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, e ngarkon Aliun me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Sipas kësaj aktakuze të ngritur nga prokuroria rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” Zona Perëndim ka paraparë ndërtim individual për banim.

Ministri i ri i qeverisë Kurti, në fillim të detyrë së tij zyrtare, nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me këtë aktakuzë ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy