Pasditja sjell reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Pasditja sjell reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites vendi do të preket nga vranësira të dendura duke sjellë mot me reshje, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. 

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore, qendra dhe pjesërisht jugut mbeten me vranësira dhe reshje.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare mbetet veriu dhe brigjet e Egjeut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy