
Një efektiv i Policisë së Kuçovës mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë transportimit të një të arrestuari me automjetin e Policisë. Ngjarja ndodhi në aksin Fier–Dimal, ndërsa i ndaluari arriti t’i marrë armën e shërbimit efektivit gjatë shoqërimit dhe e qëlli në këmbë.



