
Avokati Ibrahim Sako tha në studion e MCN Live se në media dhe rrjetet sociale promovohet dhunë e cila depërton thellë tek adoleshëntët.
Duke vijuar Sako tha se edhe institucionet ligjzbatuese nuk dinë t’i presin rastet dhe aq më tepër t’i trajtojnë dhe t’i japin zgjidhje.
Janë krijuar stereotipe. Problemi nuk është vetëm ligjor. Problemi në shumicën e kohës është social. Kemi gjithë kohës në media, rrjetet sociale promovime të këngëtarëve që në videot e tyre promovohet dhuna. Kjo është injektuar thellë tek adoleshentët. Çalon puna dhe tek institucionet ligjzbatuese. Strukturat policore janë të paaftë për të menaxhuar raste të tilla. S’dinë as si ta presin, as si ta trajtojnë dhe as t’i japin zgjidhje. Ka me dhjetëra raste, që i kam orientuar unë drejt komisariateve dhe nuk janë pritur dhe nuk janë trajtuar. Nuk janë kompetentë. Qoftë konflikte fizike mes palëve, qoftë konflikte familjare që më vonë kanë agravuar. Nuk dinë ta trajtojnë rastin dhe nuk kanë kapacitet e duhura intelektuale që në momentin që pret një person.



