
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një prezantim para 120 studentëve nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venecias, ka thënë se programi zhvillimor i Lëvizjes në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit.
Siç raporton Kosovapress, tha se programi qeverisës i Vetëvendosjes ka në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës. “Prioritet i qeverisë së re se do të jetë forcimin i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit”, theksoi ai në fjalën e tij.
Sipas VV-së, pas prezantimit të shkurtër, studentët parashtruan pyetjet që zgjeruan diskutimin mbi pikat programore të Lëvizjes Vetëvendosje që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit.
“Studentët mes tjerash u interesuan edhe për qëndrimet e Lëvizjes për çështje të caktuara ndër vite, për hapat konkret të Lëvizjes si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme, si dhe për marrëdhëniet dhe politikat që bashkojnë komunitetet e ndryshme në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.



