
Keni Gjyla, si çdo i ri shqiptar, është i pasionuar pas realizimit të videove në platformën TikTok.
Ai përmes videove të tij, vë në pah më shumë ‘huqet’ e baballarëve shqiptar, të cilat marrin qindra mijëra klikime pas postimit të tyre.
Përreth një viti ai jeton në Gjermani, nga ku për shikuesit e “Zgjohu me MCN”, thotë se ka shkuar për një sfidë të re jetësore, me synimin për ty kthyer prape në Shqipëri.
Jam gati një vit në Gjermani, dhe nuk jam ambientuar akoma këtu. Erdha për financa më të mira dhe për një sprovuar vetën në një qytet dhe eksperiencë të re. Por me gjasë të ardhmen time nuk e shoh këtu, do të kthehem sërish më vonë në Shqipëri.
Sa i takon TikTok e kam nisur që para një viti dhe në videot e mia mundohem të pasqyroj sjelljet dhe përditshmërinë e baballarëve shqiptar, nga ta e kamë marrë frymëzimin.
Janë situata 90% konkrete nga përditshmëria jonë dhe realiteti shqiptar. Mami fillimisht më thoshte car po bën, sepse babi nuk është se merrte vesh shumë.
Por janë pritur mirë si video dhe kanë marrë klikime shumë.



