Burrel, përfshihet nga flakët “Range Rover-i” në ecje, lëndohet edhe shoferi

Burrel, përfshihet nga flakët “Range Rover-i” në ecje, lëndohet edhe shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në aksin rrugor Milot-Burrel, ku ka marrë edhe dëmtime drejtuesi i mjetit gjatë tentativës për të shuar zjarrin.

Policia tha se makina “Range Rover”  me drejtues shtetasin A.K, 32 vjeç, banues në Peshkopi kishte marrë flakë në vendin e quajtur “Kongrazhd”.

“Drejtuesi i automjetit në përpjekie për të shuar  flakët ka marrë dëmtime të lehta sipërfaqësore në njërën dorë. Shërbimet e policisë  e kanë transportuar në spitalin e Burrelit, për të marrë ndihmë mjeksore, ku pas marrjes së ndihmës së parë është larguar nga Spitali”, sqaron policia.

Mësohet se drejtuesi i automjetit po udhëtonte i vetëm në automjet.

Automjeti është djegur pothuaj plotësisht.

Nga veprimet e kryera  dhe nga deklarimet e drejtuesit të mjetit rezulton se shkaku  i rënjes së zjarrit në automjet ka ardhur si pasojë e një shkëndijë elektrike në sistemin elektrik të mjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy