Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Guri: U braktis në park, ambulanca shkoi me vonesë (VIDEO)

Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Guri: U braktis në park, ambulanca shkoi me vonesë (VIDEO)

Gazetari Edmond Guri tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se vdekja e 19-vjeçares shqiptare Myrto në Kefaloni ka shokuar të gjithë opinionin publik.

 

Duke shpjeguar dinamikën e ngjarjes, Guri tha se e reja është braktisur në park dhe se ka ndërruar jetë nga ataku kardiak rrugës për në spital. 

 

Sipas Gurit ende nuk është e qartë nëse vajza ka pranuar me dëshirën e saj të konsumojë drogë apo jo.

 

Ka shokuar opinion publik. Dominon në mediat online dhe ato tradicionale. 

 

Dinamika vuri në lëvizje menjëherë grupin hetimor që kanë identifikuar autorët dhe të zbardhë ngjarjen. Ka një denoncim ndaj 26-vjeçarit që është një person shumë i njohur. Është i implikuar dhe një 16-vjeçares.

 

19-vjeçarja ka pasur kontakt me nënën e saj deri në orët e vona të mesnatës. Ajo kishte njohur një person një muaj më herët dhe kishte kontakte në rrjetet sociale dhe i kishte njoftuar prindërit e saj. 

 

Nuk ka detaje nëse ka qenë me dakordësinë e saj konsumi i lëndëve narkotike, ndërkohë që kanë shkuar në një hotel. Më pas është përfshirë një person i dytë dhe i tretë.

 

Kanë blerë lëndë narkotike, I ka sjellë një person, kanë tentuar të blejnë sërish. Rreth orës 4 të mëngjesit, 26-vjeçari e ka marrë në krahë e ka braktisur në park dhe në panik e sipër nuk kanë njoftuar ambulancës. Kanë shkuar me vonesë në vendngjarje. E kanë marrë me shenja jete, por e reja ka humbur jetë gjatë transportit në spital. 

 

Shkak është një atak në zemër, por nga ekzaminimet janë gjetur dhe substance në gjakun e saj.

 

Është konsumuar drogë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy