Qeveria i hap rrugë rikthimit të koncesionit të letërnjoftimeve/ FactCheck zbardh draftin, ID digjital për të gjithë

Qeveria i hap rrugë rikthimit të koncesionit të letërnjoftimeve/ FactCheck zbardh draftin, ID digjital për të gjithë

Për të marrë shërbime dhe për tu identifikuar në zyrat elektronike të shtetit, shqiptarët do të duhet të pajisen me ID letërnjoftimin digjital. Është kjo nisma e qeverisë shqiptare e cila ka mbërritur në parlament, ndërsa pritet të hap debat për sigurinë e të dhënave pas sulmeve kibernetike.

Shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, përveç kartës fizike të identitetit, do të mund të pajisen edhe me letërnjoftim digjital.

Emisioni “FactChecK” ka siguruar draft ligjin e propozuar nga ministri i Brendshëm z.Taulant Balla i cili i hap rrugë krijimit të identitetit digjital të shqiptarëve.

Sipas relacionit shoqërues, qëllimi i projektligjit është përmirësimi i mënyrave të identifikimit të qytetarëve. Ky projektligj është në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian, që në vitin 2024 zbatoi një rregullore të re për identitetin digjital.

Me këtë projektligj, Shqipëria synon të përafrojë kuadrin ligjor me BE-në, në një kohë që vendi ka hapur negociatat dhe po njehson ligjet.

Por çfarë thotë ligji që i hap rrugë krijimit të identitetit digjital të shqiptarëve?

Në nenin një të ligjit thuhet: pas fjalës “elektronik” shtohet togfjalëshi “dhe digjital”.

Ndërsa në neni tre të tij ligji parashikon se: “Letërnjoftimi mund të jetë në formë elektronike ose digjitale. Në çdo rast, shtetasit mund të zgjedhin për t’u pajisur me një nga format e letërnjoftimit, ose mund të pajisen njëkohësisht me letërnjoftimin në të dy format, elektronike dhe digjitale.”

Te teksa qeveria aktuale e mazhorancës së majtë pas më shumë se një dekade largoi koncesionarin e pasaportave duke krijuar kompaninë shtetërore Identitek, prodhimi i ID digjitale pritet ti hap rrugë sërish bashkëpunimit me kompani privare.

Në nenin 6/1 të këtij ligji thuhet:  Letërnjoftimi digjital mund të prodhohet nga shoqëria aksionare përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrikë vetë ose në bashkëpunim me shoqëri të tjera që kanë eksperiencën dhe kapacitetet teknike dhe financiare për prodhimin e letërnjoftimev digjitale.

2. Rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen e shoqërive që mund të bashkëpunojnë me  shoqërinë aksionare përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrik për prodhimin e letërnjoftimeve digjitale përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Projektligj është propozim i Ministrisë së Brendshme dhe Identitek. Sa i përket shpenzimeve të projektligjit, në relacionin shoqërues thuhet se efektet financiare do të parashikohen në vendimin e Këshillit të Ministrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy