Të paktën dy persona raportohen të vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur pasi një djalë 11-vjeçar hyri në një shkollë në veri të Meksikës me dy armë dhe hapi zjarr.
Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes në qytetin Torreón, në shtetin Coahuila të Meksikës.
Njëri prej të vdekurve raportohet të jetë një mësuese femër, ku sipas raportimeve ishte objekti i të shtënave dhe ishte qëllimi i revoleve. Tjetri ishte vetë agresori, i cili sipas policisë vrau veten.
Një fotografi grafike e publikuar në mediat meksikane tregon trupin e djalit të ri të spërkatur në një pishinë gjaku, me një mitraloz të shtrirë në tokë.
Shefi i policisë Maurilio Ochoa u tha gazetarëve se gjashtë persona ishin plagosur dhe gjendeshin në spital.
Prindërit dhe gjyshja e djalit nuk kanë ide se si ai i siguroi armët. Shkaqet e sulmit janë ende të paqarta.
Guvernatori i shtetit Coahuila, Miguel Ángel Riquelme, u tha gazetarëve se kishte dyshime se revolja ishte ndikim nga një videolojë e quajtur “Seleksionimi Natyror” (Natural Selection). /The Guardian/



