Grupi Parlamentar i LSI zhvilloi një mbledhe ku diskutoi çështjet kryesore që shqetësojnë vendin këtë kohë. Kryetari i Grupit, Petrit Vasili bëri të ditur se LSI shpreh të njëtin shqetësim me atë të Ambasadorit të SHBA, Donald Lu, lidhur me situatën e krimit dhe bandave. Vasili tha se LSI dhe kreu i saj, Monika Kryemadhi kërkojnë një process Vettingu të pavarur. Grupi mbështet edhe iniciativën e deputetit Përparim Spahiu për statusin e miniatorit.



