
Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV, regjisori Saimir Kumbaro tha se nuk duhet të ndalohen filmat e periudhës së komunizmit. Ai u shpreh se filmat janë pjesë e historisë, qoftë kjo edhe e gënjeshtërt.
“Filmat e prodhuar në komunizëm nuk i shoh, nuk shoh as filmat e mi. Unë nuk do ti ndaloja të shfaqeshin filmat e vjetër shqiptar, janë pjesë e historisë, qoftë edhe e gënjeshtërt. Ne në atë kohë filmat i bënim me porosi të partisë dhe jo publikut. Kishim 3-4 komisione para se t’i shihte Enver Hoxha, derisa të vinte kino-mekaniku që shfaqte në Bllok filma që të na thoshte çfarë tha Enveri. Prisnim gjithë ankth” tregoi Kumbaro.



