Marrëveshje “pa fund” me SHBA-të për mbrojtjen, Çika tregon çfarë synon Greqia

Marrëveshje “pa fund” me SHBA-të për mbrojtjen, Çika tregon çfarë synon Greqia

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias po zhvillon raundin e tretë të dialogut strategjik SHBA-Greqi, ku ka nënshkruar edhe zgjatjen e marrëveshjes për bashkëpunim reciprok në fushën e mbrojtjes.

Kjo marrëveshje sipas pedagogut Emilio Çika është rifreskuar në vazhdimësi dhe nëpërmjetë saj Greqia synon të sigurojë territorin.

Lidhur me paktin p trilateral në Mesdhe mes Qipros-Izraelit dhe Greqisë që pritet të nënshkruhet javën e ardhshme pritet të jepen mesazhe për ruajtjen e stabilitetit dhe mos lejimin e provokimeve në Rajon.

Intervista:

Z. Çika sot ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias është në SHBA për të marrë pjesë në raundin e tretë të dialogut strategjik SHBA-Greqi. Kanë nënshkruar edhe zgjatjen e marrëveshjes për bashkëpunim reciprok në fushën e mbrojtjes. Konkretisht për çfarë bëhet fjalë?

Çika:  Është një marrëveshje që ka nisur që prej vitit 1990 dhe ka vijuar të rifreskohet në vazhdimësi. Në 2019-ën është bërë rifreskimi i fundit. Ishte një marrëveshje që u firmos në 2019-ën dhe u rifreskua edhe tani. Tashmë SHBA do ketë edhe tre baza të tjera që do të jenë kryesoret e flotës ushtarake dhe do kenë të drejtën të zgjerohen edhe në baza të tjetra të Greqisë, madje dhe në ishuj. Nëpërmjet kësaj marrëveshje Greqia siguron territorin.

Ministria e Jashtme greke njofton se Dendias eshte takuar në Uashington edhe me homologun izraelit, Yair Lapid. Mendoni se administrata Biden po vazhdon strategjinë e paktit trilateral në Mesdhe mes Qipros-Izraelit dhe Greqisë, apo kemi një rishikim të pozitës greke në strategjinë amerikane në rajon?

Çika: Janë të dyja. Greqia ka që prej qeverisë së Cipras që kanë zgjeruar politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. Një marrëveshje trilaterale që pritet të nënshkruhet javën e ardhshme do japë mesazhe për ruajtjen e stabilitetit dhe mos lejimin e provokimeve në rajon.

Ne folëm në studio pak ditë më parë për një marrëveshjes tjetër ushtarake mes Greqisë dhe Francës, e cila u përshëndet edhe nga NATO. Cilat janë sipas jush shkaqet e këtij riarmatimi të Greqisë dhe pasojat në një rajon ku veprojnë aktorë që janë pjesë e pakteve të Perëndimit?

Çika: Është një marrëveshje që u firmos mes dy shteteve dhe u miratua në parlamentin grek. Është marrëveshje brenda logjikës së NATO-s dhe BE. Por është një marrëveshje që krijon shembuj dhe kauza që shtetet brenda NATOs të krijojnë raportet e veta.

Si ndikon ky rimobilizim i Greqisë në raport me faktorin shqiptar?

Çika: Dendias e ka përmendur Shqipërinë specifikisht. Greqia është një shtet më dominant, pjesë e BE, është prezente në arenën ndërkombëtare dhe presioni që do të ushtrojë për zgjedhjen e zonave detare është që të mbyllet sa më shpejt si çështje.

Është njoftuar se deri në fund të vitit të tanishëm, Greqia do të rishikojë strategjinë e vet të sigurisë, një punë të cilën e drejton këshilltari i Mitsotakis, Thanos Dokos. Citojmë objektivin e saj sipas raportimit të mediave greke:

…strategjia do të adresojë sfidat e krijuara nga Turqia dhe situatën në Mesdheun Lindor po ashtu në kuadër të provokimeve të Ankarasë verën e shkuar. Do të jetë në këtë kuadër që dokumenti do të pasqyrojë ndryshimet në peizazhin e sigurisë për Greqinë në zona të reja si Libi.

Çika: Është normale. Këto janë dokumente që çdo shtet i rifreskon. Nëse Greqia e shikon si provokim reagimet e Turqisë, por duhet parë si i shikon Turqia, e cila thotë se do të rrisë ndikimin e saj. Turqia do vazhdojë të kërkojë zgjerimin e kufijve të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy