Vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të qershive në organizëm/ Herbalisti Gjeçi: Konsumoni tre herë në ditë nga 200 gram

Vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të qershive në organizëm/ Herbalisti Gjeçi: Konsumoni tre herë në ditë nga 200 gram

Qershitë janë ndër frutat më të pasura me vlera ushqyese dhe përbërës aktivë që ndikojnë pozitivisht në organizëm.

"Nga bishtat e deri te lëkura, çdo pjesë e këtij fruti të kuq ka një funksion të dobishëm për shëndetin", thotë herbalisti Irfan Gjeçi.

I ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai rwndit përfitimet e shumta që vijnë nga konsumimi i qershive dhe produkteve të përfituara prej tyre.

Qershitë janë të pasura me vitamina (si A, C, K), Minerale si kalium, magnez, kalcium dhe hekur, Flavonoide dhe antioksidantë që luftojnë radikalet e lira, Fibra që ndihmojnë në tretje dhe shëndetin e zorrëve.

Qershitë ndihmojnë në uljen e acidit urik, largimin e kripërave dhe gurëve në veshka, lehtësimin e dhimbjeve në nyje dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe gjumit

Sipas herbalistit Gjeçi, bishtat e qershive mund të thahen dhe të përdoren gjatë dimrit në formë çaji.

Zieni 29 fije bishta qershie në gjysmë litri ujë, pa ëmbëlsues. Pini këtë çaj për të ulur acidin urik dhe për të nxitur eliminimin e toksinave përmes urinimit.

Ky çaj është i rekomanduar edhe për ata që vuajnë nga dhimbjet reumatizmale apo mbajtja e ujit në trup.

Konsumi i përditshëm duhet të jetë rreth 200 gram qershi, tri herë në ditë. Diabetikët duhet të tregojnë kujdes me qershitë e ëmbla, pasi ato ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Qershitë përmbajnë antocianinë, një përbërës natyror që ka veti anti-inflamatore, nxit urinimin, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson cilësinë e gjumit

Hani 3-4 kupa qershi në darkë për një gjumë më të qetë.

Duke qenë se sezoni i qershive është i shkurtër, Gjeçi rekomandon që qershitë të bëhen komposto për përdorim gjatë dimrit dhe bishtat dhe bërthamat të thahen dhe të ruhen për çaj.

Gjithashtu bërthamat e thara të qershive kanë veti antikancerogjene dhe mund të përdoren në formë çaji. Përgatisni çaj nga 7–10 bërthama në ditë.”

Për kë rekomandohen veçanërisht qershitë?

  • Personat me probleme në zemër dhe enët e gjakut
  • Ata me nivel të lartë të kolesterolit
  • Personat që vuajnë nga dhimbjet reumatizmale dhe nyjeve
  • Ata që kanë probleme me gjumin
  • Ata që janë në periudhë rikuperimi pas sëmundjeve të rënda
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy