Ilir Topi mjeku-shkrimtar: Sot nuk vlerësohen novelat grafike. Kemi artistë që nuk kanë dëshirë të bëjnë art

Ilir Topi mjeku-shkrimtar: Sot nuk vlerësohen novelat grafike. Kemi artistë që nuk kanë dëshirë të bëjnë art

“Luftja dhe jeta”, është novela e shkrimtarit mjek Ilir Topi, që fitoi vendin e parë në konkursin e Ministrisë së Kulturës.

I ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Topi, teksa foli për krijimtarinë letrare të tij, tha se gjatë punës ka hasur në vështirësi për faktin se shumë nga ata të cilëve u ka kërkuar bashkëpunim nuk kishin dëshirë të punojnë dhe nuk ishin korrekt.

Sipas tij sot disa artistë nuk kanë dëshirë të bëjnë art.

Unë kam punuar disa libra, disa edhe me babin dr.Flamur Topi. Vjet punova një novelë grafike bazuar në një tregim të viteve të ’60-të të babit.

Kur mora çmimin e parë për novelën “Luftja dhe jeta”, vërejta se asnjë shtëpi botuese nuk erdhi që ta merrte për botim, nuk kishte pikë interesi.

Novela është bërë më shpenzimet e mia personale. Kam parë studentë pikture të cilëve u ka ofruar mundësi bashkëpunimi, kisha buxhetin e pakët dhe u thosha hajde bëjmë diçka, dhe kam vërejt se shumica e novelave grafike kanë ngel aty.

Kam hasur në dembelizëm, mungesë korrektësie, është goxha zhgënjyese.

Artistë që nuk kanë dëshirë të bëjnë art, e marrin veprën, bëjnë gjysmën e punës, dhe marrin bëjnë dy punë të tjera njëkohësisht, e lënë përgjysmë, nuk ka korrektësi. Ndërkohë që unë vet i punoj kopertinat e librave.

Iliri foli edhe për jetën në familjen Topi dhe ndihmën nga i ati, dr.Flamuri për faktin se e lidh mjekësia dhe krijimtaria letrare.

Dr.Flamuri më ka ndihmuar në të gjitha etapat e jetës. Mjekësinë nuk e kam ushtruar si profesion.

Babi ka një dashuri të madhe për mjekësinë dhe dua, s’dua te mjekësia më lidhin gjërat.

Unë besoj se nuk është vetëm fakulteti për një njeri. Ndihma ime më e madhe nga babi ka qenë që kam mësuar shumë gjëra që i vogël nga ai, dhe përpiqem që edhe gocës Flavias, t’ia përcjell sepse besoj se çdo fëmijë jep më të mirën e vet për fëmijët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy