
Zgjedhja e të parit të Forumit Rinor të PD, nuk ka kaluar pa incidente dhe jo vetëm.
Faktin se nëse ka pasur ndërhyrje nga lart ose, jo, për njërin nga kandidatët për kreun e Forumit Rinor, nuk mohohet.
I ftuar në edicionin e “MCN live”, Mariglend Doçi, në cilësinë e kandidatit për kryetar të FRPD, thotë se krahas pritshmërive për të fituar, po analizohen faktet për të parë nëse ky rezultat është i ndikuar nga lart.
Doçi, mohon se këtu të ketë pasur ndërhyrje nga Sali Berisha, por nuk i përjashton të tjerët, për të cilët thotë se do të flas pas procesit të analizimit dhe konstatimit të incidenteve dhe parregullsive.
Ne kishim një pritshmëri shumë herë më të madhe në numrin e votave që do të merrnin, pasi kemi bërë mijëra anëtarësime dhe kontakte. Ne po analizojmë të gjitha faktet për të parë nëse ky rezultat është i ndikuar nga incidente që ka pasur në disa qendra votimi, apo jo.
Realisht mund të them se kryetari Berisha, i ka pasur duart lart nga ky proces. Por ka pasur ndërhyrje nga njerëz të tjerë, por nuk them dot emra, sepse jemi në fazën e konstatimeve, por realisht në pjesën e manipulimeve pavarësisht se them se duhet parë faktet me imtësi, për këto incidente.
Doçi, duke numëruar incidentet, thotë se vet nuk është lejuar të votojë në qendrën e tij të votimit në Kurbin ku ngjarja ka eskaluar në incidente dhe ka përfunduar në stacion policor.
Sipas tij, askush nga strukturat e larta të partisë nuk ka reaguar.
Kam qenë i përfshirë në incidentin në degën e Kurbinit, kur një grip më ka ndaluar të votoja dhe nuk më ka lejuar të futem, brenda në degën time, kemi parë një skandal kur partia ishte në përkrahje të plotë, ishin aty dhe nuk i ndalonin, nuk e kuptoj se nga vjen ky agresion.
Kam shkuar të votoj atje, nuk më kanë lejuar, kemi pasur përplasje fizike jemi shoqëruar në policinë e Laçit, kemi qëndruar mbi një orë. Më pas kam larguar njerëzit e mi, dhe më pas doli që deri në ora 10 më kishin votuar 60 veta, duhet të kishte reagim nga instancat e larta të partisë, por nuk u be, po pres ende të ndodh. Por jam në fazën e konstatimit dhe do të dal me të dhëna.



