Jepet vendimi për kasapin e Bosnjës, Ratko Mlladiç

Jepet vendimi për kasapin e Bosnjës, Ratko Mlladiç

Ratko Mlladiç shpallet fajtor për krime lufte.  Ai është  dënuar me burgim të përjetshëm sot nga Gjykata e Hages. 

Më herët ai u nxor  jashtë sallës ku pritet të jepet vendimi  për akuzat e tij për krime lufte. Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës i bërtiti gjyqtarit i cili po lexonte vendimin. 

Dëbimi i tij ndodhi pasi gjykatësi refuzoi një kërkesë nga avokati i tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Mlladiç mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiç, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

Mlladiç i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy