
Zjarrfikësit në qytetin e Vlorës në një takim të zhvilluar me autoritetet e bashkisë, kanë kërkuar që ti paguhen shtesat mbi pagë të miratuara nga qeveria. Ata thonë se duhet të kompensohen edhe për orët shtesë dhe gatishmërinë gjatë periudhës së pushimeve verore.



