Primaret/ Voton Berisha: Ditë e rëndësishme për PD, për pluralizmin politik dhe lirinë

Primaret/ Voton Berisha: Ditë e rëndësishme për PD, për pluralizmin politik dhe lirinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar sot në procesin e Primareve që po zhvillohet në të gjithë qarqet e vendit.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se PD është në krye të betejës për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të anëtarëve të saj.

Ai e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike, për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë.

Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy