
Endri Meksi, specialist IT dhe sipërmarrës, nga studio e “SportZOne” në MCN TV, folur për çështjen e basteve sportive. Meksi deklaroi se qeveria është përballë një fakti që bastet sportive, luhen ende online.
Gjitahshtu ai shtoi se strukturat që shteti ka për të kontrolluar bastet online, janë inefektive.
Nuk do thoja as gabim, as reflektim. Qeveria është përballë një fakti, që bastet sportive luhen sot ilegalisht. Ndikon në ekonomi pa letra. Jemi në një periudhë ku të gjitha palët që bëjnë përpjekje, qoftë në pozitë apo në opozitë, janë kundrejt vajtjes në një sektori sa më të ligjshëm, pse duhet të bënin përjashtim bastet.
Nuk e di nëse duet të them se shteti u dorëzua para basteve. Mjetet që shteti ka për të luftuar këtë, janë strukturat përkatëse ligjore, që do të thotë AMLF, Policia e shtetit dhe Prokuroria. Këto struktura për të luftuar diçka online, janë inefektive. Është e pakuptueshme që të kërkohet një fajtor. Fakti është që bastet luhen në çdo vend.
Bastet, por të gjitha lojërat e fatit, kishin një zhvillim rreth 15 vite, në kuadrin ligjor të mirërregulluara. Çdo parti, bën ndryshime, në favor të njërës apo në dëm të tjetrës. Faktet tregojnë që bastet dhe makinat e slotit, u rritën ndër vite. Kjo rritje ka qenë nga 2004 deri në 2018. Është një sektor që ka pasur rritje konstante.
Makismumi në 2011, ishin 10 mijë makina slote në terren. E kuptoj atë dëshirën për të vënë dorë, për të reduktuar, nisur edhe nga presioni kur të dyja partitë kishin në opozitë.



