PS mbledh sot grupin parlamentar dhe Kryesinë

PS mbledh sot grupin parlamentar dhe Kryesinë

Partia Socialiste të mbledhë sot grupin parlamentar dhe Kryesinë, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisione parlamentare, nga 8 që janë gjithësej.

Mbledhjet do të zhvillohen në orën 09:00 dhe 09:30.

Përveç emrave të kryetarëve, Partia Socialiste do të diskutojë edhe  ndarjen e deputetëve nëpër komisione.

Nga kampi i opozitës duket se Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga 3 komisionet paralamentare që i takojnë opozitës, duke i lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë.  

Marrëveshja është arritur mbrëmjen e 12 shtatorit, gjatë diskutimeve maratonë për programin e qeverisë, ndërsa Petrit Vasili është propozuar si kryetar i komisionit paralmentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë.

Ndërkohë Partia Demokratike ka propozuar për kryetar të komisionit të Medias Albana Vokshin dhe Genc Pollon si kryetar të komisionit të Integrimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy