
Policia e Devollit ka shoqëruar në Komisariat 3 persona, më konkretisht Alti Nallbatin, vëllai i deputetit të PD, Bledion Nallbati, Marsel Buçin dhe Trajan Çeliku.
Mësohet nga burime konfidenciale se këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.
Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.



