Tre shtetas të Kosovës humbin jetën në vendin e punës në Vjenë/ Kurti: Mbështetje për familjet e viktimave

Tre shtetas të Kosovës humbin jetën në vendin e punës në Vjenë/ Kurti: Mbështetje për familjet e viktimave

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, në zonën e Alsergrundit në Vjenë të Austrisë, ku humbën jetën katër punëtorë, tre nga Kosova dhe një nga Bosnja.

Viktimat nga Kosova janë identifikuar si Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj. 

 

Ata po punonin në një skelë ndërtimi së bashku me dy punëtorë të tjerë, kur struktura u shemb papritur, duke u marrë jetën.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi përmes një deklarate, duke shprehur tronditjen për ngjarjen dhe duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

 

Ai theksoi se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Vjenë, për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët.

 

Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe.

Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.

 

Sipas raportimeve të mediave austriake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën “Porzellangasse”.

Zjarrfikësit raportuan se struktura e sapobetonuar u rrëzua papritur, duke i rrëzuar punëtorët nga lartësia dhe duke i zënë poshtë mbetjet e betonit dhe materialeve të ndërtimit.

 

Ngjarja ka ngritur shqetësime për kushtet e sigurisë në vendin e punës, ndërsa autoritetet austriake kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy