AKSHI, grup i strukturuar kriminal/ Kara: Të bëhet vetting për të gjithë personat që janë marrë me prokurime. Grimci: Pa bllokim llogarish është e kotë

AKSHI, grup i strukturuar kriminal/ Kara: Të bëhet vetting për të gjithë personat që janë marrë me prokurime. Grimci: Pa bllokim llogarish është e kotë

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar këtë të martë të  një masë sigurimi “Arrest shtëpie” për drejtuesen e Agjencisë Kombëtarë te Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit akuzohet për shkelje të barazisë në 12 tendera dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë dy masa sigurie “arrest me burg”, janë lëshuar për dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. 

 

Avokati Romeo Kara tha në studion e MCN Informacion se duhet bërë një vetting i të gjithë personave që janë marrë me prokurime publike. Sipas avokatit qeveria është në rënie të lirë. 

 

Janë pak të vonuar. Bëhet 4-5 akuza, grup i struktura kriminal po e po, por ka pasur dhe akuza për heqje lirie. Duhet të fillojmë të kalojmë nga vajtja pas faktit të kryer tek parandalimi. Është vështirë të gjesh një tender në Shqipëri që nuk abuzohet. Ne e dimë, por kur konfirmohet. Besoj se hetimet kanë qenë të plota. Mbetet gjykimi. Kur shohim si jetojnë nën minimumin jetik një pjesë e madhe e popullsinë, e një tjetër ka marrë arratinë të iki nga ky ferr dhe kur shohim si trashen me paratë publike është për t’i kaluar në vetting të gjithë këta që janë marrë me prokurime,  që janë kthyer në biznesmenë, pastaj kanë hyrë në parlament. Kemi nevojë për një vetting të përgjithshëm. Fjala tender është bërë tmerr. Moralisht qeverisja është në pikë kritike nuk e di ku e gjen motivimin për të vazhduar. 

 

E shoh qeverisjen në rënie të lirë.

 

Eda Grimici, avokate dhe kryetare e degës 9 të PD-së në Tiranë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë se tek çështja e AKSHI-t nuk jemi në kushtet e shpërdorimit të detyrës, por të korrupsionin dhe vjedhjes në formën e grupit të strukturuar kriminal. Sipas Grimcit, nëse masat nuk shoqërohet me bllokim të llogarive dhe hetim pasuror gjithçka është e kotë.

 

Nuk jemi në kushtet e shpërdorimit të detyrës, jemi në kushtet e korrupsionit dhe të vjedhjes në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nëse masa nuk shoqërohet me bllokim të llogarive dhe me hetim pasuror, gjithçka është e kotë dhe po i jepet kohë dhe i thuhet: Lakun e keni në fyt, por shpëtoni paratë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy