Policia Italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar dhe partneren e tij 22 vjeçe, pasi iu është gjetur kokainë.
Çifti, identiteti i të cilëve nuk dihet, u kap në dalje të autostradës në San Benedetto në Torino, ndërsa udhëtonin me një mjet tip "BMW".
Mediat italiane raportojnë, se gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjetën 109 gram kokainë, e cila ishte fshehur në çantën e vajzës së tyre vetëm 6 muajshe.
Sipas hetuesve të çështjes, shqiptari merrej me shitje të lëndës narkotike. Ndaj tij tashmë është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa për gruan e tij, "arrest shtëpiak".



