
Gjykata Supreme e Brazilit ka aprovuar një marrëveshje që parashikon ndarjen e 1 miliard reais për ruajtjen e Amazonës. Burimet sigurohen nga një gjobë e paguar nga “Petrobras” për autoritetet braziliane pas një marrëveshjeje me qeverinë amerikane në çështjen “Lava Jato”.
Nga totali i mbledhur për Amazonën, 430 milionë realë do të transferohen në nëntë shtetet e rajonit, duke marrë parasysh zonën e shpyllëzuar dhe numrin e shpërthimeve të zjarrit në secilin territor.
Ideja për ndarjen e një pjese të parave të paguara nga “Petrobras” për ruajtjen e Amazonës u dha nga sporteli presidencial i Dhomës së Deputetëve dhe nga prokurori i përgjithshëm, Raquel Dodge, pas reagimit ndërkombëtar të shkaktuar nga rritja e numrit të zjarreve në pyllin tropikal. /Ansa/



