Tenderat, fitues që i zgjedh inteligjenca artificiale, Çakaj: Mbyllet mundësia e ankimimit, po bëhet qëllimisht

Tenderat, fitues që i zgjedh inteligjenca artificiale, Çakaj: Mbyllet mundësia e ankimimit, po bëhet qëllimisht

Muharrem Çakaj, ekspert i prokurimeve, thotë se projektligji për prokurimet elektronike fsheh qëllime të tjera nga ato që janë reflektuar në draft. Në emisionin “MCN Economy”, ai u shpreh se zgjidhja më e mirë do të ishte integrimi në sistemin aktual i disa aspekteve që paraqiten në draft.

Sistemi i prokurimeve elektronike vetëm është përmirësuar që nga 2017. Funksionon në mënyrë perfekte. Nëse do të ishte e mundur të integrojmë sistemin aktual. E kam lexuar pr.ligjin. Qëllimet e vërteta të këtyre ndryshimeve janë të tjera nga ato që gjenden në relacion. Qeveria nisur nga situata e nxehtë e prokurimeve ka dashur që këtë njollë turpi ta nxjerrë jashtë domeinit publik. Aktualisht menaxhohet nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe synohet të menaxhohet nga AKSHI. Synimi është përdorimi i inteligjencës artificiale në një sërë aspektesh. Është interesante të shikohet si do të konceptohen aktet nënligjore. Nëse këto bëhen nga inteligjenca artificiale, palët do ta kenë të pamundur të ankohen.   

Një nga pikat e draftit është e mundësia e konsultimit me ente të huaja.

Që prej qershorit, kur drafti është publikuar, nuk ka pasur diskutim apo tryezë të hapur. E vlerësoj marrjen e ekspertizës së huaj. Në projektligj parashikohet që ekspertiza të merret edhe nga ente të huaja. Pra, nëse bashkua e Himarës nuk ka kapacitete dhe kërkon ekspertizë, ta kërkojë atë le të themi të bashkia e Janinës. Ka rënë shteti. Ne kemi burime të brendshme. Nuk është problemi te kuadri rregullator, është te mënyra si e zbaton. Është një hap pas.

Integrimi i IA në sistemin e prokurimeve publike është sipas Çakajt rrezik për abuzim.  

Në draft nuk ka një përkufizim të termit inteligjencë artificiale. Mendimi i konsoliduar i kompanive të ndryshme që merren me studime në fushën e prokurimeve publike, ka shumë keqkuptime rreth e inteligjencës artificiale. Nuk duhet parë si një zëvendësues i njeriut në fushën e prokurimeve. Nuk mund të jetë zgjidhje magjike për një proces prokurimi. Nuk mund t’i japësh inteligjencës artificiale të drejtën në këtë proces.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy