Ligji i Vettingut nuk ka element anti-kushtetues.
Ka qënë ky konkluzioni i Komisionit të Venecias pas shqyrtimit të ligjit që do të bëjë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Rezulton se Përgjigja e Komisionit të Venecias ka mbërritur këtë të mërkurë në Gjykatën Kushteuese.
Me kërkesë së Partisë Demokratike Kushtetuesja pezulloi ligjin për vettingun.
Në mbështetje të opozitës u reshtua edhe Unioni i Gjyqtarëve.
Ditën e martë Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha ftoi kreun e qeverisë Edi Rama që të amendojnë Vettingun pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesa e tij u konsiderua absudre nga Kryetari i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj i cili bëri të ditur se mazhoranca do të presë opinionin e Komisionit të Venecias.



