Thaçi niset drejt Hagës nga Tirana, por fillimisht bën homazhe te Ibrahim Rugova

Thaçi niset drejt Hagës nga Tirana, por fillimisht bën homazhe te Ibrahim Rugova

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur pasditën e sotme drejt Hagës nëpërmjet aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Përpara se të merrte këtë udhëtim Thaçi u ndal fillimisht në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku zhvilloi homazhe, ndërkohë që do të shkojë për të dëshmuar për krime lufte, për shkak të akt-akuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit Speciale.

Pas nderimit të Rugovës Thaçi tha se sot më shumë se kurrë duhet mësimi i urtësisë së ish-presidentit dhe respektimi i gjakut të derdhur për Kosovën.

“Tani detyrë e jona është të përballemi me përpjekjen në luftën kundër Kosovës dhe shtetësisë së saj. Edhe në emër të rezistencës që solli në jetë Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe demokratike për të bindur edhe vetë Serbinë që ta njohë shtetin tonë. Sot më shumë se kurrë na duhet mësimi i urtësisë së presidentit Rugova dhe respektimi i gjakut të derdhur për Kosovën. Nderim e mirënjohje gjithmonë presidentit të parë të Kosovës, si dhe gjithë atyre që dhanë jetën në rezistencë paqësore në fillim dhe pastaj në atë të armatosur deri në fund. Me këtë respekt e mirënjohje do të nisem për në Dhomat e Specializuara që i krijuam vet si vendim strategjik si besim, respekt ndaj SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, për t’u kthyer kurdo qoftë prej andej me gjithë pastërtinë e pohuar edhe të bashkëluftëtarëve tjerë botërisht dhe jetës sime për Kosovën e lirë dhe demokratike,”- tha ai.

Pranë varrit të ish-presidentit Rugova, Thaçi tha se po nderon njeriun që i dha fuqizim zanafillës së shtet-ndërtimit të Kosovës. Ai deklaroi se në historinë e formimit të shteteve në botë, Kosova hyn në rastet e rralla që rrugën e formësimit të shtetit e nisi nga ideja e rezistencës paqësore dhe e mbylli në istikamet e luftës së armatosur.

“Të gjithë ne që nisëm kundërshtimet kundër Beogradit në fillim të viteve 90, nuk do të ishim aq të vendosur, aq të trimëruar dhe aq të sigurt në rrugëtimin tonë për liri sikur të mos na kishte pararendur rezistenca paqësore e presidentit Rugova. Rezistenca paqësore bindi së pari shqiptarët e Kosovës se mund të mendonin dhe të bënin shtetin e tyre edhe pse okupimi dukej i përjetshëm. I njëjti projekt e bindi edhe perëndimin se shqiptarët ishin mbijetues dhe jo vëzhgues dhe se ata nuk do të pajtoheshin me pushtimin gjenocidal nga Beogradi. Ky projekt politik e bëri më të justifikueshëm dhe më legjitim fillimin e rezistencës së armatosur si një veprim historik. Kombinimi i rezistencës paqësore dhe lufta e armatosur ishte çelësi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,”- tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy