Lista Serbe del nga qeveria “Haradinaj”. A e çon kjo Kosovën në zgjedhje të parakohshme?

Lista Serbe del nga qeveria “Haradinaj”. A e çon kjo Kosovën në zgjedhje të parakohshme?

Pas arrestimit dhe lirimit të djeshëm në Mitrovicë të shefit për të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Lista Serbe ka vendosur të dalë nga qeveria “Haradinaj”. Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili ka thënë se erbët nuk do të jenë më pjesë e kabinetit “Haradinaj”.

Rakiç është shprehur se qeveria në Prishtinë nuk do të ketë më mbështetjen e Listës Serbe dhe se “shqiptarët tani do të bashkohen rreth interesave të veta”.

Rakiç e bëri këtë deklaratë pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriçit në veri të Kosovës.

“Jemi dëshmitarë që pas ngjarjeve të djeshme të Mitrovicës dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të Republikës së Serbisë, ne si përfaqësues legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jemi memecë ndaj kësaj, ajo çfarë ndodhi dje vërtet për secilin për ne ishte e tmerrshme kur ROSU ia mësynë njerëzve dhe kjo ishte arsyetimi i tyre që nuk pranuan kërkesën për vizitën në territorin tonë. Dje kam thënë se arsyeja për sulmin e policisë në veri ishte e kotë. Dua të them se Lista Srpska do të dalë nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të veta sidomos kundër serbëve ata bashkohen lehtë, por do të bashkohemi edhe ne”, ka thënë ai, raporton KTV.

Lista Serbe u bë pjesë e qeverisë së Haradinajt në shtator 2017. Vendimi në atë kohë erdhi pas një takimi me drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

Ajo ka një grup parlamentar prej 10 deputetësh, prej të cilëve, nëntë janë serbë dhe një nga komuniteti goran.

Po ashtu, kjo Listë mban poste ministrore dhe zëvendësministrore në Qeverinë e Kosovës si dhe udhëheq me shumicën e komunave ku serbët përbëjnë shumicën.

Largimi eventual i Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës do të ndikonte që koalicioni aktual qeverisës ta humbte shumicën në Kuvendin e Kosovës. Kjo do të çonte në rrëzimin e qeverisë së Kosovës e rrjedhimisht drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë për “Zërin” se, nëse partitë shqiptare nuk arrijnë unitet, atëherë nuk ka se si të vazhdojë punën Qeveria e Kosovës pasi nuk e ka shumicën.

Sipas tij, nëse nuk gjendet një rrugë e konsensusit gjithëpërfshirës, atëherë do të duhet të ketë një qeveri teknike me marrëveshje të qartë për caktimin e një afati të caktuar të konsolidimit dhe mandej të mbajtjes së zgjedhjeve, eventualisht pas gjashtë muajsh, një viti.

“Në qoftë se një minimum vetëdije shtetërore dhe kombëtare, e jo më politike po se po, ekziston në mesin e këtyre subjekteve politike, në mesin e shumicës parlamentare dhe shumicës shqiptare, do të duhej që të kenë mirëkuptim të gjejnë një zgjidhje urgjente. Pra, një konsensus ta bëjnë një qeveri të unitetit kombëtar ose një qeveri teknike të emergjencës, për të vazhduar në mënyrë që eventualisht të çojë deri në fund mandatin”, ka thënë ai.

“Varianti i dytë, nëse nuk gjejnë këso rruge të konsensusit gjithëpërfshirës, atëherë do të duhet të ketë një qeveri teknike me marrëveshje të qartë për caktimin e një afati të caktuar të konsolidimit dhe mandej të mbajtjes së zgjedhjeve, eventualisht pas gjashtë muajsh, një viti sepse para asaj kohe nuk mund të ketë prurje të reja e ndryshime të mëdha dhe as nuk mund të ketë përgatitje cilësore për zgjedhje”, është shprehur Baraliu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy