Hajdutët bëjnë kërdinë në fshatrat e Lezhës/ Banorët: Kanë lidhje me policinë (VIDEO)

Hajdutët bëjnë kërdinë në fshatrat e Lezhës/ Banorët: Kanë lidhje me policinë (VIDEO)

Çdo natë ndodh një vjedhje. Ky është shqetësimi i banorëve në fshatrat e Njësisë Administrative të Shënkollit në Lezhë, teksa prej dy muajsh rrinë me frikën se mund të bien pre e grabitësve.

Hajdutet po marrin çfarë të gjejnë, duke nisur nga bagëtitë, makinat e sende të tjera me vlerë.

Banorët thonë se po detyrohen të rrinë zgjuar gjatë gjithë natës, ndërsa dyshojnë se grabitësit kanë lidhje me policinë.

E teksa vjedhjet janë denoncuar jo pak në Polici, banoret kërkojnë nga këta të fundit që të jenë me prezentë në zone, sidomos gjatë natës.

Referuar të dhënave, vetëm gjatë 2 muajve të fundit në fshatrat e Shënkollit kanë ndodhur rreth 50 vjedhje. Pak ditë më parë policia arrestoi baba e bir, ndërsa një person tjetër u shpall në kërkim. Ata dyshohet të jenë autor të disa vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të Lezhës, përfshire dhe Shënkollin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy