Shqiptarët, më të burgosurit në Angli/ Hasani: Shifra ka të bëjë me numrin e të ndaluarve jo të dënuarve. Objekt i sulmeve të mediave të djathta (VIDEO)

Shqiptarët, më të burgosurit në Angli/ Hasani: Shifra ka të bëjë me numrin e të ndaluarve jo të dënuarve. Objekt i sulmeve të mediave të djathta (VIDEO)

Analiza e re nga Ministria e Punëve të Brendshme Home Office tregon se për çdo 1000 njerëz nga vendi i Evropës Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, 209.8 janë arrestuar ku shqiptarët kryesojnë me më shumë arrestime për popullsi.

Drupal Ad

Këtë fakt, avokati në Britaninë e Madhe, Naim Hasani, në një komunikim për “MCNlive”, e sheh më shumë si një sulm i mediave të djathta britanike sepse sipas tij më shumë se shqiptarët, kriminale aty ka nga e tërë bota.

Problemi me shqiptarët në Britani, çështjet me kriminalitetin nuk janë gjera të reja, janë gjera tashmë të njohura, por problemi është se mediat e djathta britanike akoma kanë arsyet të merren me kriminalitetin shqiptar ndërkohë që ka kriminale nga e gjithë bota.

Mesa duket shqiptarët janë bërë objekt i sulmeve mediatike nga mediat e djathta në Britani dhe nuk është risi ko punë.

Për avokatin Hasani, shifrat flasim për statistika të të ndaluarve për vepra të ndryshme por jo për persona në hetime dhe të vënë në akuzë zyrtare.

Duke parë statistikat duhet të shqetësohemi se ka një ngritje të kriminalitetit në Britani nga ana e qytetarëve shqiptare dhe po të shikosh statistikat e Zyrës Kombëtare të Statistikave është një fenomen shqetësues.

Jam i befasuar se ka një përqindje kaq të lartë të shqiptarëve duke parë numrin e shqiptarëve, maksimumi 200 mijë shqiptare që jetojnë këtu, dhe po ta shikosh nga një mirë persona, 209 nga ata janë shqiptarë, të cilët janë ndaluar nga Policia britanike dhe organet ligjzbatuese.

Më duket një shifër e lartë, megjithatë mund teë shpjegohet me faktin se bëhet fjalë për numrin e të ndaluarve, thjesht të arrestuar, nuk thotë aty për numrin e personave të vënë zyrtarisht nën akuzë, dhe ndalimet nga policia, përfshihen për çdo lloj dyshimi për kriminalitet, përfshire këtu edhe hyrjen ilegale në Britani.

Kjo ka të bëj me numrin e arrestimeve jo të personave në akuzë, dhe të dënuar. Janë mbi 1470 qytetarë shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet britanik , pjesa më e madhe e tyre janë të dënuar për kultivimin e kanabis, por këto statistika kanë të bëjnë më numrin e arrestimeve për çdo lloj kundërvajtje ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy