
Ajo që po bëjmë është të ndihmojmë njerëzit, të shpëtojmë njerëz, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër po punojmë për të garantuar sigurinë e Rusisë.
Është kjo deklarata e Presidentit rus Vladimir Putin, teksa flet për operacionin e kryer nga Moska në Ukrainë.
Natyrisht që nuk kishim zgjidhje, ky është vendimi i duhur. Rusia nuk do të mbyllet, është e pamundur ta izolosh atë. Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë partnerët që e dëshirojnë.
Putin nuk ka dyshime se qëllimi “fisnik” i mbrojtjes së Donbasit do të arrihet.
Kjo është ajo që do të ndodhë. Nuk ka dyshim. Qëllimet janë krejtësisht të qarta dhe ato janë fisnike.
Deklarata e Putin u bë duke folur me punonjësit e industrisë hapësinore në Kozmodromin Vostochny.



