Me shpejtësi tej normave dhe në gjendje të dehur, arrestohen 14 drejtues mjetesh në 24 orë

Me shpejtësi tej normave dhe në gjendje të dehur, arrestohen 14 drejtues mjetesh në 24 orë

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë me dije se 14 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit.

Në një njoftim për mediat, Policia Rrugore bënë me dije se nga 14 të arrestuarit, 6 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 8 të tjerët drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 drejtonin mjetin me shpejtësi të lartë dhe 19 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë goditur dy raste të mitëdhënies. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në pranga ra një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet K.H i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në rrugën “Jordan Misja”, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë si dhe u arrestua dhe një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet D. I, i cili qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Zhan D’ark”, pas një autoambulance, me qëllim që të kalonte semaforët dhe shmangien e trafikut.

Pas kontrollit nga Policia Rrugore rezultoi se mjeti ishte i papajisur me siguracion. 21-vjeçari, për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2345 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy